Evertoni raportohet se është duke menduar të transferojë mbrojtësit e Manchester Unitedit, Victor Lindelof dhe Aaron Wan-Bissaka gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi nga Liverpooli veçse ka shprehur interesim për dyshen e mbrojtjes dhe mund t’i transferojë duke shfrytëzuar interesimin e Unitedit në shërbimet e mbrojtësit anglez, Jarrad Branthwaite.

Unitedi ka bërë ofertë për mbrojtësin e Evertonit, por oferta e parë është refuzuar.

Reklamë

Tani është kthyer Evertoni që do të kërkojë dy mbrojtësit në këmbim të Branthwaite.

Mbetet të shihet nëse Lindelof dhe Wan-Bissaka mund të arrijnë marrëveshje për kontratat me Evertonit.