×
  • Sport
  • Sport

    Fati ia kthen shpinën Zhegrovës, dy goditjet që mund t’ia ndryshonin karrierën atij

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 15:01

    Baseli ka barazuar pa gola ndaj Grasshoppers, në sfidën e vlefshme për Superligën e Zivcrës.


    Këtë ndeshje për herë të parë në formacionin startues ishte edhe ylli kosovar Edon Zhegrova.

    Zhegrova është i huazuar te Baseli nga Genk, derisa ekipi që drejtohet nga Koller ka mundësinë e blerjes në fund të sezonit, përcjell Periskopi.

    20-vjeçari ishte afër të shënonte për herë të parë me fanellën e ekipit zivcerian, por duket se edhe fati e ka braktisur.

    Ylli i Kosovës luajti për 75 minuta, pasi u zëvëndësua nga Valentin Stocker.

    Dy rastet e tij mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!