FC Lipjani Futsal ka shprehur shqetësim dhe pakënaqësi të thellë për moslejimin e zhvillimit të ndeshjeve në palestrën e re sportive në Lipjan, duke pretenduar se është i vetmi klub që nuk po lejohet të shfrytëzojë këtë objekt.

Përmes një reagimi zyrtar, klubi ka bërë të ditur se është i detyruar t’i zhvillojë aktivitetet në palestrën Better Life, ku, sipas tij, kushtet nuk janë në nivelin e duhur për zhvillimin e garave sportive.

FC Lipjani Futsal ka theksuar se mungesa e ngrohjes dhe temperaturat e ulëta në palestër po krijojnë kushte të papërshtatshme për sportistët, ndërsa situata është bërë edhe më shqetësuese pas një incidenti gjatë stërvitjes.
Reagimi i plotë i FC Lipjani:

Reklamë

FC Lipjani Futsall shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e thellë lidhur me moslejimin e zhvillimit të ndeshjeve tona në palestrën e re sportive në Lipjan, përkundër faktit se bëhet fjalë për një objekt sportiv të ndërtuar pikërisht për zhvillimin dhe promovimin e sportit në komunën tonë.

Është e pakuptueshme që FC Lipjani Futsall të jetë i vetmi ekip që nuk po lejohet të zhvillojë ndeshjet në palestrën e re, ndërsa detyrohemi të vazhdojmë aktivitetet tona në palestrën Better Life, ku kushtet nuk janë në nivelin e duhur për zhvillimin e garave sportive.

Mungesa e ngrohjes dhe temperaturat jashtëzakonisht të ulëta në palestër krijojnë kushte të papërshtatshme për sportistët. Kjo situatë tashmë ka marrë edhe përmasa shqetësuese, pasi gjatë zhvillimit të stervitjes njëri nga lojtarët tanë ka pësuar lëndim dhe është dashur të dërgohet me urgjencë përmes Emergjencës për trajtim mjekësor.

Ne nuk po kërkojmë privilegje, as trajtim të veçantë. Po kërkojmë vetëm barazi, kushte të dinjitetshme dhe siguri për sportistët tanë. Sporti në Lipjan meriton përkrahje, jo pengesa. Palestrat sportive duhet të jenë në shërbim të sportistëve dhe klubeve të qytetit, pa dallime dhe pa barriera të panevojshme.

I kemi bere thirrje Komunës së Lipjanit dhe institucioneve përgjegjëse që të reagojnë sa më parë, të sqarojnë arsyet e këtij vendimi dhe të mundësojnë zhvillimin e ndeshjeve tona në palestrën e re sportive,por ata thojne qe vetem per neve nuk eshte e gatshme

Reklamë

Shëndeti i sportistëve nuk është çështje kompromisi!