×
  • Sport
  • Sport

    Federata Shqiptare e Futbollit e bën Kosovën pjesë të Serbisë

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 13:47

    Federata Shqiptare e Futbollit e bëri një gabim të madh në Asamblenë e Përgjithshme, i cili u vërejt vetëm më vonë.


    Në takimin e Asamblesë së FSHF-së u bënë disa ndryshime dhe të gjithë të pranishmëve iu shpërnda një bllok me agjendën për gjithçka që do të ndodhë këtë vit, raporton Gazeta Express.

    Pikërisht ky bllok i FSHF-së e kapi vëmendjen e mediave pasi që në hartën që tregohet aty, Kosova shfaqet si pjesë e territorit të Kosovës. Ky gabim besohet të ketë qenë vetëm një lëshim teknik.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka pasur probleme me të ashtuquajturën Federatë Serbe e Futbollit në Kosovë (FSFK) gjatë kohës së fundit, për shkak se FSFK-ja tenton të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe e ka emëruar presidentin Milan Radoiçiqin, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.

    FFK-ja është ankuar për këto veprime të FSFK-së dhe tani gjithçka pritet të zgjidhet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

    Pasi që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është anëtar i këtij Komiteti të UEFA-s, Kosova shpreson në ndihmën e tij dhe ky gabim me hartën nuk besohet se do të ndikojë në këtë proces.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!