×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli ia servon një pesëshe në kajmak Trepçës 89

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 17:27

    Skuadra e Feronikelit ka deklasuar skuadrën e Trepçës 89 duke e mposhtur atë me rezultat 5-0, në atë që njihej si ndeshja kryesore e kësaj jave.

    Golin e parë për liderët e kampionatit e shënoi Bujar Pllana. Ai shënoi autogolë. Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47-të Mendurim Hoti shënoi për 2-0. Ishtë braziliani Jean da Silva ai i cili me një dopietë thelloi epërsinë në 4-0.

    Për ta përmbyllur shfaqjen briliante të vendasve u përkujdes Kastriot Rexha i cili shënoi për 5-0.

    Feronikeli përforcon vendin e parë me plot 55 pikë të tubuara, 7 më tepër se Llapi që mban pozitën e dytë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!