Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Feronikeli vs Prishtina që po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Feronikeli ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në minutën e 73’të.
Ishte gol i bukur nga gjuajtja e lirë i shënuar nga Yll Hoxha, për ta kaluar Feronikelin në epërsi ndaj Prishtinës.
Fillimisht u mendua se Albutrint Morina ka devijuar me kokë harkimin e Yll Hoxhës, por duket se goli do t’i shkruhet këtij të fundit.
Sido që të jetë, Feronikeli po fiton 1-0 tashmë, duke iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit për sezonin 2018/19.