Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me reagim pas fitores së Turqisë, e cila e mposhti Kosovën me rezultat 1:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FFK ka thënë se ndonëse Kosova nuk ia doli të kualifikohej në Botëror, krenaria për dardanët vazhdon, shkruan Reporteri.net.

“Nuk ia dolëm, por gjithmonë KRENAR ME DJEMTË TANË ??”, ka shkruar Federata.

Reklamë

Dardanët patën disa raste për të shënuar, madje goditën edhe shtyllën, por që asnjë nuk arritën ta finalizojnë me gola.

Goli nga Turqia u shënua nga Kerim Akturkoglu.

Turqia kthehet në Botëror pas 24 vjetësh./Reporteri.net