Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ku sonte zhvillohet finalja në play-off mes Kosovës dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Federata ka thënë se gjithçka është gati për finalen e sotme, duke shtuar se sonte luhet për ëndrrën, shkruan Reporteri.net.

“Gjithçka është gati për finalen e madhe ndaj Turqisë ??-?? Sonte luhet për ëndrrën! ⚽️”, thuhet në postimin e FFK’së.

Reklamë

Policia e Kosovës ka njoftuar janë ndërmarrë masa të shtuara sigurie në bashkëpunim me institucionet dhe organizatorët për garantimin e rendit para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Policia ka bërë të ditur se do të ketë prani të shtuar në stadium, në qytet dhe në tri “Fan Zona”.

Janë paralajmëruar bllokime të përkohshme të disa rrugëve kryesore dhe nacionale, në varësi të lëvizjeve zyrtare dhe nevojave në trafik.

Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet, të përdorin rrugë alternative dhe të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./Reporteri.net

Reklamë