Kosova ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Austria në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë. 

Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Humbja erdhi vetëm tri ditë pasi Kosova fitoi 1:0 ndaj Irlandës në Prishtinë.

Reklamë

Shënon Kosova

Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë.

Edon Zhegrova ka shënuar nga penaltia.


Austria shënon golin e tretë

 

Austria ka shënuar edhe golin e tretë.

Carney Chukwuemeka shënon golin e tretë për Austrinë.

Reklamë

Pas një topi të kthyer në zonë, ai godet dhe e dërgon topin në këndin e poshtëm të djathtë.


Ka nsiur pjesa e dytë e ndeshjes mes Austrisë dhe Kosovës.

Përfaqësuesja jonë ka bërë tre zëvendësime me të nisur 45 minutat e dytë.

Nga loja kanë dalë Veldin Hoxha, Baton Zabërxha dhe Ermal Krasniqi, kurse në lojë janë inkuadruar Edon Zhegrova, Milot Avdyli dhe Valmir Matoshi.

Përfundon pjesa e parë

Reklamë

Austria e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kosovës në Vjenë.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Austria krijoi kundërsulm të shpejtë, të cilin në gol e shndërroi Junior Adamu.


Austria kalon në epërsi

Austria ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.

Golin e ka shënuar Affengruber në minutën e 23-të të ndeshjes.


Nis ndeshja Austri – Kosovë

Ka nisur ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës.

Stadiumi është i stërmbushur, raportohet të jenë rreth 50 mijë tifozë.

Kosova luan këtë ndeshje pas fitores 1- 0 në Prishtinë ndaj Irlandës.