Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se Kosova e meritoi fitoren ndaj Austrisë, por ky është futbolli.
“Dardanët” u ndalën nga Austria, në një sfidë ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
Asllani për “Klan Kosova” pas ndeshjes deklaroi se i tërë ekipi ka luajtur mirë pavarësisht që nuk arritëm fitoren.
“Fatkeqësisht nuk fituam. Normalisht, ndjenja do të ishte ndryshe po të fitonim, por duhet me pranu, ky është futbolli”.
“Energjia ka qenë shumë e lartë. E kemi ditë që fusha nuk ka qenë më e mira, por energjinë të sjellim në fushë. Krejt ekipi e ka bërë, prandaj jam krenar me secilin”.
Ai ndër të tjera foli edhe për golin te aksioni i kompletuar, si dhe premtoi se do të japin gjithnjë më të mirën.
“Kemi luajtur shumë mirë. Mërgimi, Leoni, tani te Edoni, i cili eci me top dhe ma ka qitë perfekt dhe më bëra që ta dërgoi topin në portë. Siç kam thënë edhe më herët, unë jam në formë të mirë fizike”.
“Besoj që të shkojmë hap pas hapi. Lojën e parë me Izraelin, aty të fitojmë. E tani të shohim qysh o situata edhe në grup. Kemi më dhënë maksimumin, çfarë bëjmë të tjerët nuk mundemi të ndikojmë”.
Kosova në nëntor do të përballet me Izraelin dhe Irlandën.

Kryeministi Albin Kurti ka lavdëruar Kosovën duke thënë se luajti më mirë se Austria dhe se kjo e fundit pati më shumë fat.
Ai thotë se barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë u pa në fushë.
Postimi i tij:
Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë.
Fubollistët tanë shkëlqyen si ekip me përkushtim. Duket që janë duke u bërë gjithnjë e më të mirë dhe potenciali në vijim është më i madh sesa niveli që kemi tani.
Pati së paku tri shanse të tjera për gol, të tilla që na lanë pa frymë. Mbase 16-metërshi i kundërshtarit, përkatësisht realizimi ynë, do edhe pak më shumë vëmendje e vetëbesim drejt dy ndeshjve të ardhshme në muajin nëntor, me Izraelin dhe Irlandën.
Gëzuar Kosovë!

Mesfushori Valon Berisha është përshëndetur me lot në sy nga përfaqësuesja e Kosovës.
Berisha ka luajtur edhe për Norvegjinë. Ka kontribuuar që të shkruhet historia e përfaqësueses së Kosovës, duke luajtur në faza të rëndësishme të ndërtimit të përfaqësueses.
Përshëndetja e Berishës është përcjellë me duartrokitje nga shikuesit.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka ndarë një fanellë speciale.




Kosova dhe Austria kanë luajtur baras 1 me 1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
E para në epërsi kaloi Kosova me golin e Fisnik Asllanin në minutën e 51-të.
Austria ndërkaq barazoi përmes golit që e shënoi Lang.
Austria renditet e para me 8 pikë, kurse Kosova e dytë me 5 pikë.
Austria barazon rezultatin
Austria ka barazuar rezultatin ndaj Kosovës.
Mesfushori i LASK-ut, Christoph Lang, barazoi rezultatin pas gjuajtjes me kokë nga zona.
Kosova kalon në epërsi
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Austrisë.
Fisnik Asllani ka shënuar gol me të hyrë në lojë.
Asllani shënoi me asistim të Edon Zhegrovës.
Në minutën e 51-të, Kosova shënon, goli anulohet.
🚨 Fisnik Asllani
🇽🇰 Kosovo 1-0 Austria 🇦🇹 https://t.co/q0tF3NnQQR
— AYO BALL🚨 (@Ayoball99) October 4, 2026
Pas gjuajtjes së Lumbardh Dellovës, portieri reagoi, por jo mirë. Nga topi i kthyer shënoi Veldin Hoxha. Por, mesfushori i Kosovës ishte në pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.
Nis pjesa e dytë
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë.
Zëvendësime nuk ka.
Përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Vlen të ceket se Vedat Muriqi kishte një rast tejet të mirë shënimi, por dështoi të shënoi edhe pse ishte vetëm me portierin.
30 minuta ikën, ende pa gola
Edhe pas më shumë se 30 mintuash lojë, ende nuk ka gola të shënuara.
Kosova po luan mjaft mirë në këtë takim, por ende nuk ka arritur të konkretizojë rastet.
Edhe Austria kishte raste shënimi, por nuk ia arriti qëllimit.
Nis ndeshja
Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përdallim nga ndeshja me Izraelin, përfaqësuesja jonë në këtë lojë hyn në nofensivë, pasi sulmit do tí prijnë Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.
Në mesfushë do të luajnë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, kurse starues janë edhe Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda.
Mbrojtja përbëhet nga Ron Raçi, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi. Në portë do të jetë Amir Shaipi.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka zyrtarizuar formacionin përballë Austrisë.
Përdallim nga ndeshja me Izraelin, përfaqësuesja jonë në këtë lojë hyn në nofensivë, pasi sulmit do tí prijnë Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.
Në mesfushë do të luajnë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, kurse starues janë edhe Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda.
Mbrojtja përbëhet nga Ron Raçi, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi. Në portë do të jetë Amir Shaipi.
Formacioni i Kosovës:


Gjithçka është gati në “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Austrisë, e cila zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pak para fillimit të sfidës, pamjet nga zhveshtorja e Kosovës tregojnë se gjithçka është përgatitur për Dardanët.
Fanellat e kaltërta janë vendosur në zhveshtore dhe futbollistët e përzgjedhësit Franco Foda do të zbresin në fushë me këtë ngjyrë në përballjen ndaj Austrisë.
Atmosfera pritet të jetë e veçantë edhe në tribuna, me stadiumin “Fadil Vokrri” që pritet të jetë i mbushur për një tjetër ndeshje të rëndësishme të Kosovës në shtëpi.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe një video nga stadiumi pak para ndeshjes, përmes së cilës shihen pamjet e terrenit dhe përgatitjet e fundit në “Fadil Vokrri”.
Në pamjet e publikuara nga FFK-ja shihet se fusha është përgatitur për sfidën e sontme dhe tashmë gjithçka është gati që dy përfaqësueset të zbresin në fushë.
Kosova vjen në këtë përballje pas barazimit pa gola ndaj Izraelit në Debrecen, ndërsa Austria e kishte mposhtur Kosovën 3-1 në takimin e zhvilluar në Vjenë. Dardanët kërkojnë kësaj radhe një tjetër paraqitje në shtëpi dhe, mbi të gjitha, një rezultat pozitiv përballë skuadrës së Ralf Rangnickut.
Ndeshja Kosovë–Austri zhvillohet sonte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova dhe Austria përballen sonte (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një duel ku përveç rëndësisë sportive, dallimet mes dy përfaqësueseve shihen edhe në vlerën e skuadrave, renditjen botërore dhe formën e tyre të fundit.
Kosova dhe Austria zbresin në fushë nga ora 18:00, me të dyja përfaqësueset që kërkojnë fitoren e dytë në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve. Kosova e nisi me fitore ndaj Irlandës, ndërsa Austria triumfoi ndaj Izraelit.
Në prag të ndeshjes, një krahasim mes dy ekipeve tregon disa dallime interesante, duke nisur nga vlera e përgjithshme e skuadrave dhe lojtarët më të shtrenjtë, e deri te pozitat në ranglistën e FIFA-s dhe rezultatet e Kosovës e Austrisë në 10 ndeshjet e fundit.
Kosova – 141.05 milionë euro
Sipas të dhënave të faqes së specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt, përfaqësuesja e Kosovës ka një vlerë të përgjithshme prej 141.05 milionë eurosh.

Lojtari më i shtrenjtë i Dardanëve është sulmuesi Fisnik Asllani, i vlerësuar me 30 milionë euro.
Pas tij renditen Leon Avdullahu me vlerë prej 30 milionë eurosh dhe Albian Hajdari me 25 milionë euro.
Në mesin e lojtarëve më të vlefshëm janë edhe Edon Zhegrova me 10 milionë euro dhe Arijanet Muric me 7.5 milionë euro.
Kapiteni Vedat Muriqi aktualisht vlerësohet me 7 milionë euro, ndërsa në listën e lojtarëve me vlerë të konsiderueshme janë edhe Veldin Hoxha dhe Dion Gallapeni me nga 4 milionë euro, Milot Rashica me 3.5 milionë dhe Mërgim Vojvoda me 2.5 milionë euro.
Forma e Kosovës në 10 ndeshjet e fundit
Sa i përket formës së fundit, Kosova ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe tri humbje në 10 ndeshjet e fundit.
Dardanët kanë mposhtur Irlandën 1-0 në ndeshjen e parë të kësaj kampanje, ndërsa kanë triumfuar edhe ndaj Suedisë 2-0 dhe 1-0, Sllovenisë 2-0 dhe Sllovakisë 4-3.
Kosova ka regjistruar dy barazime në këtë seri, ndaj Zvicrës 1-1 dhe Izraelit 0-0.
Tri humbjet kanë ardhur ndaj Turqisë 0-1, Çekisë 1-2 dhe Austrisë 1-3. Përballja e fundit mes Kosovës dhe Austrisë u zhvillua më 27 shtator në Vjenë, ku austriakët triumfuan 3-1.
Kosova në vendin e 78-të në FIFA
Në ranglistën e FIFA-s, Kosova aktualisht pozicionohet në vendin e 78-të në botë. Ky është pozicioni më i mirë i saj për vitin 2026 deri tani.
Dardanët synojnë ta vazhdojnë ngjitjen në renditjen botërore me rezultate pozitive, ndërsa sonte kanë përpara një kundërshtar që renditet dukshëm më lart.
Austria – 261.80 milionë

Në anën tjetër, sipas Transfermarkt, vlera e përgjithshme e përfaqësueses së Austrisë është 261.80 milionë euro.
Në krye të listës së futbollistëve më të vlefshëm të Austrisë është mesfushori i Bayern Munichut, Konrad Laimer, i cili vlerësohet në 32 milionë euro.
Pas tij renditen Nicolas Seiwald (RB Leipzig) me vlerë prej 25 milionë eurosh dhe Paul Wanner (PSV) me 22 milionë euro.
Në mesin e lojtarëve më të shtrenjtë të Austrisë janë edhe Carney Chukwuemeka, David Affengruber dhe Kevin Danso, të gjithë të vlerësuar me nga 20 milionë euro.
Më pas vijnë Romano Schmid me 15 milionë euro, Patrick Wimmer me 12 milionë, si dhe Xaver Schlager me vlerë prej 10 milionë eurosh.
Gjashtë fitore në 10 ndeshjet e fundit
Austria ka regjistruar gjashtë fitore, dy barazime dhe dy humbje në 10 ndeshjet e fundit.
Në këtë periudhë, Austria ka mposhtur Izraelin 3-1, Jordaninë 3-1, Tunizinë 1-0, Korenë e Jugut 1-0, Ganën 5-1 dhe Qipron 2-0.
Dy barazimet e Austrisë kanë ardhur ndaj Algjerisë 3-3 dhe Irlandës 2-2, ndërsa dy humbjet janë regjistruar ndaj Spanjës 3-0 dhe Argjentinës 2-0 gjatë Kupës së Botës 2026.
Austria vjen në Prishtinë pas barazimit 2-2 me Irlandën në ndeshjen e fundit, ndërsa më 27 shtator mposhti Kosovën 3-1 në Vjenë.
Austria në vendin e 23-të në FIFA
Në ranglistën e FIFA-s, Austria aktualisht pozicionohet në vendin e 23-të në botë, 55 pozita më lart se Kosova.
Përfaqësuesja austriake ishte pjesë e Kupës së Botës 2026 dhe llogaritet si një nga ekipet më të forta të grupit në Ligën e Kombeve.
Në aspektin financiar, diferenca mes dy përfaqësueseve është gjithashtu e ndjeshme. Austria vlerësohet rreth 97.4 milionë euro më shumë se Kosova.
Megjithatë, shifrat e tregut, vlerat individuale të lojtarëve dhe renditja e FIFA-s mbeten vetëm tregues statistikorë.
Përgjigjen përfundimtare do ta japë fusha e “Fadil Vokrrit”, ku Kosova, para tifozëve të saj, do të kërkojë fitoren e dytë në këtë kampanjë, ndërsa Austria synon të përsërisë suksesin e ndeshjes së parë. /Telegrafi/

Sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 18:00, Kosova zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj fushate në Ligën e Kombeve, duke pritur Austrinë në Prishtinë.
Pas fitores ndaj Irlandës, humbjes në Vjenë dhe barazimit pa gola me Izraelin, “Dardanët” kanë katër pikë dhe kërkojnë një rezultat pozitiv për të mbetur në garën për kreun e grupit.
Austria vjen si lidere e Grupit B3 me shtatë pikë, por pas barazimit 2-2 ndaj Irlandës, ndërsa një humje në Prishtinë do ta happte grupin për pozitat në krye.
Për Kosovën, kjo është mundësia për të korrigjuar humbjen 3-1 në Vjenë dhe për të bërë një hap të madh drejt objektivit të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Telegrafi iu mban të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.