×
  • Sport
  • Sport

    Florentino Perez dëshiron Neymar dhe Mbappe ? Kjo është përgjigjja e Tuchel

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 9:34

    Ditë më parë Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kishte thënë se dëshiron edhe Neymar edhe Mbappe ti ketë në skuadër.

    Thomas Tuchel, trajneri i PSG ka reaguar për deklaratat e Florentino Perez duke thënë se nuk i pengon fare që Perez flet hapur për yjet e skuadrës së tij, shkruan Reporteri.net

    “Është normale sepse të gjithë e duan Neymarin, Mbappen, Verrattin apo Marquinhos në skuadrën e tyre. Nuk më pengon mua aspak. Ata janë lojtarë të nivelit më  të lartë, por ata janë lojtarët tanë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Tuchel.

    Neymar tash e një kohë lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid dhe me rikthimin e Zinedine Zidane zërat vetëm sa janë rritur pasi pritet një ndryshim i madh në rradhët e ekipit nga kryeqyteti i Spanjës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!