Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë grumbulluar për ndeshjen ndaj Sllovakisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026.
FFK-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihen lojtarët duke u përshëndetur me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që ndeshja ndaj Sllovakisë zhvillohet të enjten nga ora 20:45.