×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Vushtrrisë e pranon: Kur u shpallëm kampion, shumica e lojtarëve kemi konsumuar ‘drogë’

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 17:03

    Në kampionatin botëror të vitit 1994 që ishte zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentina kishte mbetur pa yllin Diego Maradona.


    Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve, kishte rezultuar pozitiv në doping test, duke marrë efedrinë, si stimulues që është i ndaluar në futboll.

    Efedrina është stimulues që rrit qarkullimin e gjakut në trup dhe rrit adrenalinën. Ky medikament ndalohet rreptësisht të shitet pa udhëzim të mjekut. Ndërsa në Kosovë kjo substancë përdoret pa problem sidomos nga sportistët.

    Një futbollist që ka dashur të mbetet anonim, e ka pranuar për Indeksonline se shumë lojtarë të Llamkos Kosovës kishin përdorur efedrinë në vitin 2014 kur kjo skuadër ishte shpallur kampion në Superligë.

    Madje disa prej tyre kanë pasur probleme shëndetësore nga përdorimi i këtij medikamenti. Sipas tij, kjo ‘drogë’ vazhdon të përdoret edhe sot.

    UEFA parasheh ndëshkime të forta për futbollistët që dalin pozitiv në doping test, por në Kosovë asnjë futbollist deri tani nuk i është nënshtruar këtij testi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!