Një gabim teknik në faqen zyrtare të “Topit të Artë” ka bërë që emri i Harry Kane të qarkullojë si fitues i çmimit për pak çaste.

Artikulli me titull “Harry Kane fiton Topin e Artë 2026” u publikua online. Kjo ngjarje ndodhi katër orë e gjysmë përpara ceremonisë zyrtare.

Shpërndarja e gjerë e shkrimit ngriti menjëherë dyshime nëse organizatorët kishin gabuar në ruajtjen e sekretit të fituesit. Megjithatë, më vonë u zbulua se artikuj të ngjashëm ishin publikuar edhe për Lamine Yamal, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Reklamë

Faqja zyrtare fshiu shpejt shkrimet për fituesit, dukë lënë të kuptohet se ishte vetëm një gabim teknik.