×
  • Sport
  • Sport

    Galatasaray fiton derbin ndaj Besitkas dhe rrëmben pozitën e parë

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 21:04

    Galatasaray e ka fituar derbin ndaj Besiktas dhe e ka rrëmbyer pozitën e parë, që mbahej nga fillimi i kampionatit nga Basaksehir.


    Galata shënoi fitore me rezultat 2-0, me golat e Onyekuru (44’) dhe Fernando (55’), që mjaftuan për ta marrë primatin në Superligën turke.

    Ekipi i Fatih Terim tashmë ka pikë të barabarta me Basaksehir, 63 sosh, por gjendet në vendin e parë për shkak të avantazhit me ndeshjet direkte.

    Besiktas ndërkohë mbetet në vendin e tretë me 59 pikë, derisa pas dy javëve Galatasaray dhe Basaksehir ndeshen mes vete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!