Gjatë kohës kur lojtarët po nxeheshin në fushë para se të fillonte ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Evropës, një gazetare që po raportonte drejtpërdrejt u godit nga një top dhe i ra të fikët.


Ndeshja e mbrëmshme ishte shumë e rëndësishme pasi që e përcaktonte njërin finalist të këtij sezoni të Ligës së Evropës. Megjithatë, para ndeshjes ndodhi diçka që i bëri tifozët ta harrojë për pak momente sfidën që e kishin para vetes, transmeton Gazeta Express.

Njëri ndër lojtarët që ishte duke i bërë nxehjet para ndeshjes e goditi topin drejt gazetares dhe e goditi atë direkt në kokë, duke e lënë pa ndjenja.

Reklamë

Në fund, Arsenali triumfoi në ndeshjen kundër Valencias dhe e siguroi një vend në finale të Ligës së Evropës, për herë të parë pas 19 vjetësh.

Reklamë

Klubi londinez e fitoi edhe ndeshjen kthyese, që u zhvillua mbrëmë në “Mestalla” me rezultat 4:2. Kështu, ata kaluan në finale me rezultat të përgjithshëm 7:3.