×
  • Sport
  • Sport

    Gjergjaj, luftë në Stamboll për të kthyer titullin e kampionit EBU

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 11:23

    Kundërshtari i tij, turku Camkiran, ka boksuar deri tash 11 herë si profesionist dhe të gjitha meqet i ka fituar me nokaut.


    Boksieri shqiptaro-zviceran i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj, “Kobra”, lufton nesër ose “të premten e mirë” (dita paraprijëse e Pashkëve) në Stamboll kundër turkut Umut Camkiran.

    Kësaj radhe ai synon kthimin e titullit të humbur të kampionit në versionin EBU, ku bëjnë pjesë shtetet jashtë BE-së.

    “Kobra” 34-vjeçar, i cili kryqëzon dorëzat me turkun 30-vjeçar, titullin e përmendur e ka mbrojtur në periudhën 2014 – 2016. Ndërsa në luftën e tij të fundit ai pati pësuar një nokaut të rëndë, duke humbur edhe titullin. Fakti se turku bokson para publikut të vet, mund të jetë ngarkesë më e madhe për të dhe, ndoshta favorizues për Gjergjajn, shkruajnë mediat zvicerane në prag të meqit.

    Arnold Gjergjaj deri tash ka pasur 34 luftëra në arenën profesioniste, nga të cilat 32 i ka fituar dhe vetëm 2 i ka humbur, shkruan albinfo.ch. Ndërsa kundërshtari i tij ka boksuar deri tash 11 herë si profesionist dhe të gjitha meqet i ka fituar me nokaut.

    Përballja zhvillohet të premten, më 19 prill me fillim në orën 22.30 (me kohën e Zvicrës, në orën 22.30), në Hotel Silence në Stamboll. Ajo do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni turk “DMAX Turkey”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!