×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Gjermania e shijon fitoren e parë në “epokën Klopp” ndaj Serbisë, Holanda ndalet nga Greqia

    Reporteri
    01 Tetor 2026 | 23:21

    Gjermania i ka arkëtuar pikët e plota ndaj Serbisë, për t’ia bërë sefte fitoreve nën urdhrat e Jurgen Klopp, derisa Holanda u ndal në një barazim me Greqinë.

    Gjermania zhvilloi një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 2-0, ku e dominuan plotësisht ekipin serb.

    Mesfushori Tom Bischof shënoi një gol të bukur pas një topi të kthyer për të kaluar Gjermaninë në epërsi (39’).

    Ndërsa, Florian Wirtz e ka dyfishuar epërsinë për të realizuar një gol të bukur (61’).

    Me këtë fitore, Gjermania zë pozitën e tretë me katër pikë, ndërsa Serbia qëndron pa pikë.

    Në anën tjetër, Holanda me rikthim ka marrë një barazim 2-2 te Greqia.

    Christos Tzolis shënoi një gol të bukur herët, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

    Standings provided by Sofascore

    Ishte Fotis Ioannidis që realizoi nga afërsia pas asistimit të Masouras për të kaluar grekët në avantazh (23’).

    Ndërsa, Masouras që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të bukur të Ioannidis (45+2’).

    Sidoqoftë, Holanda u rikthye në pjesën e dytë falë Virgil van Dijk që shënoi me kokë pas harkimit të Veerman (59’).

    Denzel Dumfries shënoi gjithashtu por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

    Heroi i Holandës ishte Tijjani Reijnders me një gol të bukur, që e la portierin plotësisht të shtangur (89’).

    Greqia me këtë pikë vazhdon si lider me shtatë pikë ndërsa Holanda renditet e dyta me pesë sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!