×
  • Sport
  • Sport

    Goli i fitores ndaj Newcastle, Van Dijk i thotë Shaqirit: Të thash!

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 22:04

    Xherdan Shaqiri është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes për mirë pasi asistoi në golin e fitores së Liverpoolit në minutat e fundit kundër Newcastle Unitedit, sfidë që përfundoi me rezultat 3:2.


    Për të arritur deri te goli, ishte një organzim interesant nga ana e mbrojtësit, Virgil Van Dijk.

    20 minuta pasi Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në ndeshjen që Liverpooli po barazonte 2-2 me Newcastle, arriti t’i ndihmojë “Redsat” për të marrë tri pikë të arta.

    Liverpooli e gjeti golin e fitores nga një gjuajtje afër fundit të kohës së rregullt.

    Fillimisht dukej se Trent Alexander Arnold do ta gjuante topin nga ajo goditje e lirë, mirëpo qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk u sigurua që Shaqiri ta marrë topin, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

    Ai gjatë gjithë kohës i kërkon Shaqirit që të gjuajë dhe në fund edhe e bën, dhe në fund kishte të drejtë, harkimi i bukur i shqiptarit përfundon në kokën e Origi, ky i fundit shënon për 3-2, transmeton gazetaexpress.

    Gjatë festimit të golit, Van Dijk, sipas mediave te huaja, iu drejtua Shaqirit: “Të thash”.

    Shaqiri kishte nevojë për këtë moment, pasi po kalon një pjesë të dytë të sezonit të vështirë.

    Në vitin 2019, ai s’ka bërë asnjë paraqitje në Champions League, vetëm 8 në Premierligë – shumica i ardhur nga stoli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!