×
  • Sport
  • Sport

    Djali i Fadil Vokrrit tregon me cilën parti është

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 23:43

    Gramoz Vokrri, djali i legjendës Fadil Vokrri mohon të jetë manipuluar nga politika rreth përplasjes së tij me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, konkretisht kryetarin Agim Ademi.


    Ai tha se familja e Fadil Vokrrit është me Partinë e Futbollit.

    “Qasja ndaj klubeve, referëve, etj ka ndryshuar. Familja e Vokrrit është për Partinë e Futbollit”, tha Gramozi në Klan Kosova.

    Kujtojmë se për problemin në fjalë së fundmi është deklaruar edhe ish-nënkreytari i FFK-së, tash deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi” i cili i ka dale në përkrahje djalit të Vokrrit.

    Haxhiu përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ndër të tjera ka deklaruar se situata në FFK duhet tejkaluar pasi kjo është borxh ndaj vet Fadil Vokrrit.

    “Agim Ademi është duke vazhduar mandatin e mbetur të Fadil Vokrrit, për ketë kujdesi ndaj Gramoz Vokrrit dhe familjes Vokrri do të duhej të ishte me i veçantë dhe më i peshuar. Janë klubet ato që e kanë zgjedhur Agim Ademin që t’i përfaqësoi, po ashtu janë klubet ato të cilat edhe në të ardhmen do të vendosin se kush do të jetë kryetar i FFK-së”, ka deklaruar Haxhiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!