×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka me zemër të madhe, ia “jep botën” fëmiut të prekur me sindromën Down

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 16:48

    Sot është Dita Botërore e njerëzve që janë të prekur nga sindromi Doën dhe Granit Xhaka ka vendosur pikërisht sot ta takoj një fëmijë që është i prekur nga ky sindrom.

    Granit Xhaka dhe Julian njihen tash e disa vite dhe kanë pasur një lidhje të fortë ndërmjet vete, shkruan Reporteri.net

    Që ta shënojnë ditën e të prekurve me këtë sindrom, Granit Xhaka kishte ftuar shokun e tij të vogël në Londër për ta ndjekur një stërvitje brenda dyerve të mbyllura, duke ndrequr komplet disponimin e djaloshit i cili siç shihet në video dukej shumë i lumtur me praninë e Granitit.

    Ndër të tjerash Granit Xhaka i ka kushtuar një postim ku ka shkruar:

    “Ky fëmijë buzëqeshë gjatë gjithë kohës dhe kur ai buzëqeshë, duhet të buzëqeshni edhe ju” ka shkruar Graniti në Facebook.

    Momentalisht Granit Xhaka është mbledhur me Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet që Zvicra i zhvillon ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!