×
  • Sport
  • Sport

    Griezmann i bie pishman, kërkon largimin nga Atletico Madrid

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 13:25

    Pas eliminimit nga Juventus në Ligën e Kampionëve, Griezmann është duke e menduar seriozisht largimin nga Atletico Madrid.

    Mediat frenaceze si L’Equipe, France Football apo edhe ajo spanjolle Cadena SER, raportojnë se Griezmann është future përsëri në radarin e Barcelonës, shkruan Reporteri.net

    Sipas L’Equipe, tashmë klubi nga Katalonia ka nisur ofertën e parë në drejtim të Atletico Madridit dhe vetë lojtarit. Oferta kap shumën e 120 milionë eurove për klubin ndërsa i ka ofruar lojtarit një kontratë 5 vjeçare dhe 16 milionë euro në sezonë.

    Kujtojmë që Griezmann kishte refuzuar ofertën e Barcelonës sezonin e kaluar dhe kishte nënshkruar kontratën e re./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!