Griezmann i palumtur në Atletico, Barça hidhet në sulm

Duket se Barcelona nuk ka hequr dorë nga dëshira për ta transferuar sulmuesin e Atletico Madridit Antoine Griezmann, përkundër faktit se francezi e refuzoi klubin katalonas sezonin e kaluar.

Tamam kur thashethemet për kalimin e tij në Barçë u ndalen, eliminimi i Atletico Madridit nga Liga e Kampionëve e ka vënë përsëri në dyshim të ardhmen e Griezmannit.

Griezmann është duke e konsideruar të ardhmen e tij pasi Atletico u eliminua nga gara elitare evropiane për klube pas humbjes 3:0 ndaj Juventusit, sipas gazetës franceze L’Equipe.

E përditshmja franceze pohon se klauzola e lirimit prej 200 milionë euro që Griezmann e ka në kontratën e tij me klubin madrilen, do të bjerë në 120 milionë euro.

Ky çmim më i ulët është shifër shumë më e kapshme për Barcelonën.