×
  • Sport
  • Sport

    Gundogan: Ronaldo nuk është në nivelin e Messit

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 12:19

    Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan beson se Cristiano Ronaldo nuk është në të njëjtin nivel me Lionel Messin, duke thënë se argjentinasi ka qenë gjithmonë në një nivel më të lartë se te tjerët.


    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë shndërruar në ikona të futbollit gjatë dekadës së fundit, përderisa kanë garuar që të jenë futbollisti më i mirë në botë, transmeton Gazeta Express.

    Ata i kanë fituar 10 Topa të Artë së bashku gjatë karrierës dhe i ka thyer një numër të madh të rekordeve. Kjo ka bërë që ata ta rritin nivelin e rivalitetit individual më shumë sesa kurrë më parë.

    Ata ishin rivalë të drejtpërdrejtë për shumë vjet në La Liga, ku Messi e shfaqte talentin me Barcelonës, ndërsa Ronaldo shkëlqente për Real  Madridin. Edhe pse portugezi u transferua në Juventus verën e kaluar, rivaliteti i tyre nuk është shuar.

    Që të dy futbollistët e kanë arritur shifrën prej 600 golave në karrierën me klube, përderisa këtë sezon ata kanë shtuar edhe trofe në kabinetet e tyre. Edhe pse që të dy vlerësohen shumë, debati se cili prej tyre është më i mirë është ndër temat më të diskutuara në botën e futbollit.

    Sipas Gundoganit, ky debat ka vetëm një përgjigje të saktë, pasi që mesfushori i Manchester Cityt e konsideron Lionel Messin si në një nivel më të lartë sesa lojtarët e tjerë, përfshirë këtu edhe Cristiano Ronaldon.

    “Për mua, Messi ka qenë gjithmonë në një nivel tjetër në krahasim me të tjerët. Cristiano Ronaldo është lojtari tjetër i klasit botëror, pas Messit. Por, për mua ai nuk është në nivelin “Galactico” me Messin”, ka thënë Gundogan.

    “Nuk mendoj se ne do të kemi ndonjëherë një tjetër lojtar si Messi, kështu që duhet ta shikojmë dhe ta shijojmë për aq kohë sa ende e kemi. Jam i tifoz i madh i tij”.

    Gundogani nuk është i vetmi person që ka mendim të tillë, veçanërisht pas paraqitjeve të mira të argjentinasit gjatë këtij sezoni, kur për herë të dhjetë radhazi ka arritur t’i shënojë mbi 40 gola brenda sezonit. Atij i duhen vetëm edhe dy gola për ta arritur shifrën prej 50 golave në sezon për të pestën herë në karrierë.

    Messi e ka siguruar edhe një tjetër titull të La Ligës, të dhjetin, ndërsa është ende në garë për titullin e pestë të Ligës së Kampionëve dhe titullin e shtatë të Kupës së Mbretit.

    Edhe Ronaldo ka shtuar medalje të artë në koleksionin e tij, duke u bërë futbollisti i parë që triumfon në Premierligë, La Liga dhe Serie A. Megjithatë, këtë sezon ai s’ka arritur të ketë sukses në Kupën e Italisë dhe në Evropë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!