Furbollistët e Kombëtares së Kosovës vazhdojnë të reagojnë pas humbjes që e pësuan nga Turqia.
Së fundmi, është edhe Florent Hadërgjonaj ai që ka komentuar moskualifikimin e Kosovës në Kupën e Botës.
Megjithatë, mbrojtësi i Kosovës i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe emocionet e krijuara përgjatë këtij rrugëtimi kualifikues, derisa ka shtuar se e ardhmja është e ndritshme.
“Shumë afër historisë… por jo këtë herë. Dhemb, por ne treguam forcën, zemrën dhe identitetin tonë. Nuk e arritëm ëndrrën këtë herë, por dhamë një mesazh të fortë. E ardhmja është e ndritshme. Ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Hadergjonaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




