×
  • Sport
  • Sport

    Hallakamë në Real Madrid, lojtarët kundër trajnerit dhe presidentit Perez

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 12:51

    Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka mbajtur një mbledhje “vetëm lojtarët” në dhomat e zhveshjes përpara stërvitjeve të së enjtes në përpjekje që të bashkojë skuadrën e tij.

    Isco nuk kishte udhëtuar të martën fare në stadium kur ai mësoi se nuk ishte as në listën rezervë të lojtarëve. Por, a do të ketë sukses kjo dhe a do të jetë e mjaftueshme nëse lojtarët janë të bashkuar kur gjithçka tjetër është shkapërderdhur ?

    Kapiteni kundër Presidentit

    Menjëherë pas humbjes 4:1 kundër Ajax, Perez hyri në dhomat e zhveshjes dhe kritikoi ekipin për performancë katastrofale dhe mungesë të profesionalizmit. Ai kritikoi edhe kapitenin Sergio Ramos për sezonin e dobët duke i thënë se do ta largojë nga ekipi gjatë verës.

    I shpejtë ishte reagimi i Ramos i cili nuk uli kokën por i ktheu fjalën Presidentit të klubit duke marrë në mbrojtje shokët: Nuk kemi ne faj, merkato që bëre ti ishte e gabuar dhe sa i përket largimit, vetëm më paguaj dhe do të largohem menjëherë.

    Isco kundër Solarit

    Në muajin Nëntor Isco udhëheqi Spanjën si kapiten, në Dhjetor ai kishte problem të zhvillonte ndeshje nën urdhërat e Solarit në Madrid, në Janar dhe Shkurt ai as nuk e kompletonte listën rezervë.

    Të martën në qendrën stërvitore të Real Madridit, Solari i komunikoi ekipit listën startuese dhe rezervë por kur Isco dëgjoi se nuk bënte pjesë fare në këto lista ai la stërvitjet dhe i’a mbathi për në shtëpinë e tij me makinën e tij, gjë për të cilën Ramos i kishte kërkuar Iscos të kërkonte falje te ekipi dhe ai e kishte bërë.
    Por a do t’i besoj Solari një lojtari që nuk e ka parë kurrë sy-më-sy që prej ai mori drejtimin e skuadrës ?

    Presidenti kundër fansave

    Në një anketë për Diaro AS që votuan mbi 63000 mbështetës, 70 % kanë mbështetur kapitenin Ramos kundrejt 30 % që mendojnë se Presidenti Perez ka të drejtë. Së fundi në stadium ka pasur thirrje për Presidentin Perez që ai të japë dorëheqje nga klubi shkaku i merkatos së dobtë që Perez bëri në dy afatet kalimtare.
    Real Madrid janë eliminuar nga çdo kompeticion i mundshëm të këtij sezoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!