×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

    Reporteri
    22 Gusht 2026 | 15:38

    U.d. e presidentes Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare.

    Gjatë vizitës, ajo takoi nga afër sportistët dhe bashkëbisedoi me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vijim.

    “Sot vizituam Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare. Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Postimi i saj:

    Sot vizituam Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare.

    Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika.

    Gjatë vizitës patëm mundësinë të takojmë nga afër sportistët tanë, të bisedojmë me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vazhdim. Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën.

    Garat tashmë kanë filluar dhe ne do të jemi pranë sportistëve tanë, duke i mbështetur në çdo paraqitje.

    Urojmë që puna e tyre të shpërblehen me rezultate sa më të mira, që emri i Kosovës të dëgjohet sa më shpesh dhe që nga Taranto të kthehemi me medalje.

    Suksese ekipit të Kosovës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!