×
  • Sport
  • Sport

    Historike, një shqiptar në krye të Federatës së futbollit të Maqedonisë

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 14:10

    Muhamed Sejdini, është shqiptari i parë që ka arritur të zgjedhet në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

    Ai u zgjodh sot President me anë të kuvendit të mbajtur në Ohër nga delegatët dhe mori postin e të parit të institucionit të futbollit.

    I sapozgjedhur në postin e Presidentit të Federatës, Muhamed Sejdini ka folur para mediave duke i falënderuar ata që i besuan dhe duke premtuar se do të bëjë atë që është më e mira për futbollin maqedonas.

    “Unë nuk do të kisha thënë se për herë të parë është shqiptar apo maqedon, ne këtu flasim me gjuhën e futbollit dhe gjithnjë themi se e zgjedhim më të mirën. Për mua peshë ka që të çojmë përpara futbollin të ecim përpara dhe vendi e dyert të federatës janë të hapura për të gjithë ato që kanë konstruktivitet dhe ideja për të parë një futboll më evropian. Unë jam shumë i lumtur që vi në një pozicion të tillë si kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, dua t’i falënderoj të gjithë delegatët që ma dhënë besimin që të jem në krye të kësaj detyre”, ka thënë Muhamed Sejdini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!