Icardi thumbon Milanin pas fitores së Interit

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka deklaruar se Milani është vetëm zi e kaltër pasi skuadra e tij fitoi “Derby Della Madonnina” të dielën.


Icardi nuk u paraqit as të dielën për Interin, por ka thumbuar milanezët pas disfatës që pësuan 2-3.

“Milani është vetëm zi e kaltër”, ka shkruar argjentinasi në Instagram si përshkrim të një fotografie ku Katedralja në Milano është e ngjyrosur me ngjyrat e Interit.

Kujtojmë se sulmuesi  nuk ka luajtur për Interin që kur iu hoq shiriti i kapitenit më 14 shkurt. /Reporteri.net/.