×
  • Sport
  • Sport

    Inter-i fiton superderbin ndaj Milan-it

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 20:42

    Milan-i është mposhtur në shtëpi nga Inter-i në superderbin italian me rezultat 2-3, në një ndeshje që do mbahet mend gjatë.

    Skuadra e Inter-it e nisi furishëmt takimin dhe vetëm pas tre minutash lojë gjeti golin përmes Matias Vecino-s me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.

    Skuadra e Luciano Spaletit edhe pjesën e dytë e nisi mbarë pasi ngriti avantazhin në 0-2 pas golit të shënuar nga Stefan De Vrij në minutën 51.

    Por Milan-i në minutën e 57-të ngushtoi diferencën pasi realizoi përmes Mateo Musacchio.

    Por Inter-i riktheu sërish epërsinë prej dy golash dhe përmes Lautaro Martinez çoi rezultatin në 1-3 në minutën e 67-të, transmeton Reporteri.net.

    Milan-i katër minuta më vonë ta ngushtoi sërish epërsinë përmes mesfushorit Tiemoue Bakayoko për 2-3, por kaq kishte fuqi, pasi nuk arriti të barazoi rezultatin.

    Pas kësaj sfide Inter-i zë vendin e tretë me 53 pikë, kurse Milan-i renditet i katërti me 51 pikë.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!