Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, i ka bërë thirrje UEFA-s që të ndërhyjë për të shmangur përballjet e ardhshme mes Irlandës dhe Izraelit në garat ndërkombëtare.
“UEFA duhet të ndërhyjë dhe të bëjë diçka”, deklaroi trajneri islandez për RTE, pas ndeshjes së dytë mes dy përfaqësueseve, të zhvilluar të dielën.
Sipas Hallgrimsson, një përballje e tillë nuk duhet të përsëritet, edhe pse vendimi për përcaktimin e çifteve në garat e UEFA-s nuk është në duart e federatave.
“Irlanda dhe Izraeli nuk duhet të luajnë më kundër njëri-tjetrit, por ky nuk është vendim i yni. Është vendim i UEFA-s. Shpresoj që asnjë ekip kombëtar të mos përjetojë atë që kemi kaluar ne gjatë dy javëve të fundit”, u shpreh ai.
Ndeshja e dytë mes dy përfaqësueseve, e paraparë fillimisht të zhvillohej në Dublin, u zhvendos në Baçka Topola të Serbisë për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe mundësisë së incidenteve.
Në Irlandë ka pasur përkrahje të gjerë publike për Palestinën, ndërsa para ndeshjeve me Izraelin pati edhe thirrje për bojkotimin e tyre.
Këto zhvillime bënë që federata irlandeze të merrte vendimin për zhvendosjen e takimit jashtë vendit.