×
  • Sport
  • Sport

    Ish-lojtari i Bayernit dhe Milanit zbret në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 19:04

    Se ndeshja Kosova-Danimarka ka zgjuar interesim të madh tregon edhe fakti se si bashkëkomentator i kësaj ndeshjeje për televizionin danez është edhe ylli i futbollit të këtij shteti, Brian Laudrup.


    Përveç medieve vendore, edhe ato daneze janë pozicionuar në tribunën përkatëse para ndeshjes, raporton Zëri.

    Brian Laudrup ka luajtur për shumë klube gjatë karrierës, veçuar Milanin, Chelsean e Bayern Munichun.

    Ai është vëllai i legjendës së Real Madridit e Barcelonës, Michael Laudrup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!