×
  • Sport
  • Sport

    James ka zgjedhur Premierligën, ky është klubi i tij i ardhshëm

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 18:27

    James Rodriguez do të rikthehet në Real Madrid por për tu shitur përsëri në ndonjë klub të Premierligës.


    Kolumbiani do të kthehet në ‘Bernabeu’ më 15 qershor pasi që klubi gjerman ka vendosur që mos ta shfrytëzoj opsionin për blerjen e përhershmë të James, i cili kishte klauzolë prej 42 milionë eurove, shkruan Marca, përcjell Reporteri.net

    Megjithatë, edhe pse dëshira e kolumbianit është që të qëndrojë në Real Madrid, është Zinedine Zidane ai i cili nuk e dëshiron atë në radhët e veta.

    Klubi tashmë është duke punuar për ta gjetur klubin e ardhshëm të kolumbianit e që pritet të jetë një klub nga top 6 e Premierligës.

    James Rodriguez ka të ardhmen e tij në Premierligë e cila ka qenë gjithmonë një nga destinacionet e tij për të luajtur.

    Deri më sot emri më i përfolur ka qenë Arsenali, por ata nuk janë të vetmit. Tottenhami dëshiron kolumbianin në rast largimi të Eriksen.

    Megjithatë, Manchester United dhe Chelsea janë dy opsionet më reale deri më tani, por duke parë që United ka mbetur jashtë garës për Ligën e Kampionëve atëherë kjo e bën Chelsean favorit absolut për t’i siguruar shërbimet e kolumbianit.

    Florentino Perez mund ta përdorë Rodriguezin si një mjet për të arritur më lehtë në shërbimet e Eden Hazard, pasi mund t’ia ofrojnë kolumbianin dhe para për shërbimet e belgut./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!