×
  • Sport
  • Sport

    Juventus kërkon shërbimet e kapitenit të Ajax-it

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 13:42

    Matthijs de Ligt është njëri nga lojtarët që pritet të jetë temë diskutimi në të gjitha top klubet europiane.

    Ai është duke shfaqur formë të lartë këtë sezonë me Ajaxin e Amsterdamit dhe duke marrë parasyshë edhe moshën e tij të re si 19 vjeçarë, drejtuesit e Juventusit kanë planifikuar një takim për të dielën me agjentin e tij, Mino Raiolan dhe drejtorin sportive të Juventusit Fabio Paratici, shkruan Reporteri.net

    Fabio Paratici do të udhëtojë në Amsterdam që ta shikojë nga afër paraqitjen e tij por duke pasur parasysh që Juventus dhe Ajax takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të kenë mundësi që ta shikojnë edhe nga afër.

    “Të gjithë po flasin për atë si një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe unë natyrisht që do të jem kureshtar për ta parë”, ka thënë drejtori sportiv i Juves./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!