×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi del i pamposhtur në Ajax – ndahen në barazim

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 22:58

    Ajax dhe Juventus kanë barazuar në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-1.


    Cristiano Ronaldo i kaloi në epërsi torinezët me një golë që erdhi pas një aksioni të bukur në minutën e 45-të te ndeshjes, shkruan Reporteri.net

    Vetëm 30-të sekonda pas fillimit të pjesës së dytë ishte David Neres ai që shfrytëzoi për mrekulli gabimin e Joao Cancelos dhe barazoi shifrat, rezultat që në fund doli të jetë përfundimtar.

    Duhet cekur që të dy ekipet patën raste më pas madje duke goditur edhe shtyllën por rezultati mbeti i pandryshuar.

    Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet menjëherë pas një jave./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!