×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi ia bën sefte në Serie A, e shijon humbjen e parë kampionale

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 14:48

    Skuadra e Masimiliano Allegrit, Juventus, është mposhtur nga Genoa 2-0 në ndeshjen e javës së 28-të në Serie A, humbje kjo e cila ishte e para për “zonjën e vjetër” nga Torino.

    Ish lojtari i Juventusit, Stefano Sturaro shënoi golin e epërsisë për Genoan në minutën e 72-të, ndërsa 9 minuta më vonë Goran Pandev realizoi për 2-0 për t’i dhënë goditjen përfundimtare torinezëve.

    Kjo ishte humbja e parë këtë edicion për Juventusin, që luajti pa Cristiano Ronaldon i cili ishte lënë jashtë për të pushuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!