×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni Shala: Shanset për fitore me Bullgarinë janë të mëdha

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 21:53

    Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e sotme, Herolind Shala, ka vlerësuar sfidën miqësore ndaj Danimarkës, ndërsa ka premtuar se gabimet e bëra gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së sotme do t’i përmirësojnë në lojën me Bullgarinë.


    “Ishte ndeshje e mirë, kishim disa probleme në pjesën e dytë, duhet t’i përmirësojmë në ndeshjen e ardhshme. Me rendësi kemi marrë një barazim me një kombëtare të fortë siç është Danimarka”, tha ai, transmeton Reporteri.net.

    Ai tutje ka thënë se Kosova ka shanse të mëdha në fitoren me Bullgarinë.
    “Shanset janë të mëdha për Bullgarinë, ne duhet me u rikoperu mirë sepse ajo do të jetë finalja”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!