×
  • Sport
  • Sport

    Kaq gjatë pritet të mungojë Ronaldo nëse dënohet nga UEFA

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 13:41

    Atletico Madrid po e shqyrton mundësinë që të bëjë një ankesë formale në UEFA për ta dënuar Cristiano Ronaldon për gjestin provokativ që ai e bëri natën e së mërkurës.

    Cristiano Ronaldo shënoi hat-trick ndaj Atleticos dhe pas golit të tretë ai u drejtua nga pjesa ku gjendeshin tifozët e Atleticos duke bërë gjestin që kishte bërë edhe Simeone në ndeshjen e parë në “Wanda Metropolitana”, shkruan Reporteri.net

    Diego Simeone u dënua me 20 000 euro gjobë nga UEFA për gjestin e tij, shkruan Reporteri.net

    Ronaldo mund të mungojë prej 1 deri 3 ndeshje nëse UEFA e shpallë fajtor dhe mund t’i humbasë të dy ndeshjet ndaj Ajax./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!