×
  • Sport
  • Sport

    Kë favorizojnë statistikat në finalen e madhe të Madridit?

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 23:38

    Tashmë edhe zyrtarisht Liverpool dhe Tottenham janë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në “Wanda Metropolitano” të Madridit.


    Liverpooli eliminoi mbrëmë Barcelonën duke shënuar një ndër rikthimet më të mëdha të historisë. Ata u kthyen pas një deficit 3-0 në ndeshjen e parë për të fituar 4-0 në ndeshjen e dytë në Anfield, shkruan Reporteri.net

    Në anën tjetër, Tottenham Hotspur poashtu shënuan një rikthim senzacional në Amsterdam, ku arritën të rikthejnë një deficit 1-0 nga ndeshja e parë dhe 2-0 pas pjesës së parë të ndeshjes së dytë.

    Tottenham shënuan fitore me rezultat 2-3 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-3 por për shkak të goldallimit tani gjenden në finale.

    Por kë favorizojnë statistikat në finalen e madhe të Madrdit?

    Tottenham ka mposhtur Liverpoolin vetëm një herë në gjashtë vitet e fundit, gjë që bën favorit absolut skuadrën e Jurgen Kloppit për ta dërguar titullin e Ligës së Kampionëve në Angli.

    Fitorja e fundit e Tottenhamit kundër Liverpoolit erdhi më 22 tetor të vitit 2017, kur mposhti bindshëm ‘Të Kuqtë’ me rezultat 4-1.

    Në anën tjetër Liverpool ka mposhtur Tottenhamin hiç më larg se para dy muajve në kuadër të Premierligës.

    Liverpooli ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve për herë të 9, ka triumfuar 5 herë, ndërsa për Tottenhamin është kjo hera e parë në histori që arrinë në finalen e garës më prestigjioze për klube.

    Kujtojmë që finalja zhvillohet në Madrid më datën 1 qershor./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!