×
  • Sport
  • Sport

    Kërcënim me bombë pak orë para ndeshjes Ajax – Juventus

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 17:43

    Një granatë shpërthyese është gjetur në Den Haag në prag të ndeshjes Ajax – Juventus


    Një kërcënim me bombë ka ndodhur në Den Haag të Holandës në prag të ndeshjes së sotme ndërmjet Ajaxit dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.

    Në qendrën e tifozëve të Den Haagg para hyrjes është gjetur një granatë shpërthyese. Ndërsa, anash ishte shkruar me ngjyrë shenja identifikuese e tifozëve të Ajaxit, “XXX”.

    Kështu, siç njoftojnë mediat e huaja, dyshimet e para për kryerjen e këtij veprimi shkojnë te tifozët e Den Haagg. Kjo për faktin se ky grup tifozësh më herët është binjakëzuar me tifozerinë italiane të Juventusit. Kjo ka bërë që Policia t’i shtojë masat e sigurisë për përballjen Ajax – Juventus për ta shmangur ndonjë trazirë të mundshme në rrugët e qytetit.

    Po ashtu thuhet se në zonën e tifozëve të Juventusit në tribuna do të bashkohen edhe ata holandez të Den Haag

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!