Kështu e komenton eliminimin e Ronaldos nga Liga e Kampionëve

Eliminimi i Cristiano Ronaldos nga Liga e Kampionëve me Juventusit e ka hapur një debat të madh në botën e futbollit dhe në këtë debat së fundi u përfshi edhe rivali i vjetër i portugezit, Lionel Messi.


Juventusi u trondit në disfatën 2:1 kundër Ajaxit në Torino të martën, duke u eliminuar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2 në favor të holandezëve, transmeton Express.

Ndërkohë, Barcelona e mposhti lehtësisht Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 4:0, pasi siguroi fitore me rezultat 3:0 të martën në “Camp Nou”.

Cristiano Ronaldo nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2009/10, mirëpo kur u pyet për këtë dështim, Lionel Messi u shpreh vetëm se kjo tregon se çfarë gare e vështirë është Liga e Kampionëve.

“Kjo të tregon gjithçka që të duhet ta dish për këtë garë. Çdo skuadër është e komplikuar, me këdo që të përballesh”, është shprehur Messi.

“Ekipet që kanë arritur deri këtu janë ato që e meritojnë, më të mirat dhe gjithçka do të jetë e komplikuar”.

Barcelona tani do të përballet me Liverpoolin në gjysmëfinale, pas skuadra e Jurgen Kloppit e siguroi dje vendin në gjysmëfinale, pas fitores kundër Portos.

Në anën tjetër, Ajaxi, që e eliminoi Juventusin, do të përballet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Tottenhamin, që arriti ta eliminojë në mënyrë dramatike Manchester Cityn.