×
  • Sport
  • Sport

    Kështu reagoi Cristiano Ronaldo kur Sir Alex Ferguson i bërtiti për herë të parë

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 12:36

    Nemanja Vidic ka rikujtuar ditët e para të Cristiano Ronaldos dhe lidhjen e tij me Sir Alex Ferguson tek Manchester United.


    Ronaldo u transferua në United në vitin 2003 në moshën 18 vjeçare nga Sporting i Lisbonës. Ai kaloi 6 sezone në klub dhe pati një lidhje baba-bir me legjendën Sir Alex, shkruan Reporteri.net

    Nën urdhërat e tij Cristiano Ronaldo u shndërrua në futbollistin më të mirë në botë, anipse lidhja e tyre nuk kishte qenë gjithmonë e artë.

    Ish-kapiteni i United, Nemanja Vidic ka treguar për lidhjen e Ronaldos me trajnerin skocez në ditët e para.

    “Mendoj se Ronaldo nuk ishte i lumtur kur ai (Sir Alex) i bërtiti atij”, tha ai.

    “Në fillim ishte një herë kur ai i tha diçka Ronaldos, por ai e mori atë shumë emocionalisht.

    “Ai e mori atë personale, por ai ishte shumë i ri – ai ishte 20 vjeç”.

    Sidoçoftë, Sir Alex filloi të sjellej ndryshe me Ronaldon pas atij incidenti.

    “Normalisht që ju e kuptoni, madje edhe unë, se herën tjetër ju nuk do t’i thoni atij (nëse ai bën diçka gabim).

    “Është më mirë mos ti thoni atij sepse ai do të preket dhe nuk do t’iu ndihmoj të bëni më mirë”, ka thënë Vidic.

    Ronaldo fitoi shumë me Unitedin, përfshirë këtu tre Premierliga, Ligën e Kampionëve, topin e artë dhe disa trofe të tjerë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!