Këta janë 10 yjet që Zidane mund t’i transferojë te Reali

Real Madridi me rikthimin e Zinedine Zidane si trajner pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër në mënyrë që sezonin e ri të luftojë për tituj.


Shumë futbollistë që dështuan këtë sezon pritet të largohen, ndërsa disa yje pritet të transferohen në “Santiago Bernabeu”.

Francezi prioritet kryespr pritet të ketë zëvendësimin e Cristiano Ronaldos. “Goal” tashmë ka renditur 10 emrat që Zidane synon t’i ketë në urdhërat e tij dhe të ndërtojë një skuadër të fuqishme që do luftonte për të gjitha trofetë e mundshme, trasnmeton Reporteri.net.

I pari në listë është ylli i Paris Saint German, Neymar. Ka kohë që mediat në Spanjë por jo vetëm flasin për një rikthim të brazilianit në La Ligë.

I dyti në listë është ylli i Chelseat, Eden Hazard. Belgu në disa intervista ka lënë të hapur mundësinë e transferimit në “Santiago Bernabeu”. Dhe duke pasur parasysh faktin se skuadra aktuale e tij është jashtë forme dhe rrezikon të mos zë vendin e katërt në Premier League që dërgon në Ligën e Kampionëve, gjasat janë të mëdha të realizohet ky trasnferim.

I treti në listë është ylli i ri anglez, Marcus Rashford, i cili po shkëlqen këtë sezon me Manchester United. Ai mund të zëvendësojë uellsianin Gareth Balen i cili më nuk e ka të sigur vendin e titullarit pasi është jashtë formës.

I katërti në listë është ylli i ri francez, Kylian Mbappe që aktualisht luan te Paris Saint Germain. Ai ka shkëlqen në sezonet e fundit në Ligën e Parë të Francës dhe kur kihet parasysh fakti se është bashkëkombas i Zidane, transferimi i tij bëhet më i mundshëm.

I pesit në listë është argjentinasi Mauro Icardi i cili së fundmi ka pasur jo pak problem me skuadrën aktuale Interin, pasi ja hoqën shiritin e kapitenit dhe nga atëherë nuk ka luajtur asnjë lojë. Reali do të bën përpjekje ta shfrytëzojë këtë situatë pasi me trasnferimin e tij do e zgjidhte për një kohë problemin e sulmit.

I gjashti në listë është sulmuesi anglez Harry Kane i cili po shkëlqen te Tottenham. Ai mund të largohet drejt Spanjës pasi skuadra e tij është larg arritjes së ndonjë trofeu. Sigurisht se me Realin do ta ketë shumë më afër këtë gjë.

I shtati në listë është ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah. Egjiptiani i cili shkëlqeu seazonin e kaluar dhe ka një formë relativisht të mirë edhe aktualisht mund të jetë një objektiv i Zidane. Dhe nëse Liverpooli dështon të transferojë Premier Leaguen, trasnferimi i tij bëhet edhe më i mundshëm.

I teti në listë është argjentinasi Paulo Dybala i Juventusit. Ai nuk po kalon një formë stabile, por duke ditur se bëhet fjalë për një futbollist me cilësi të larta, atëherë Zidane mund të kërkojë transferimin e tij.

I nënti në listë është Christian Eriksen. Ylli i Tottenhamit ka kohë që përflitet se do të trasnferohet në Bernabeu dhe personalisht edhe ai ka lënë të hapur këtë mundësi. Ky trasnferim bëhet edhe më i mundshëm kur kihet parasysh fakti se kroati Luka Modriç nuk po kalon një formë të mire te madrilenët dhe mund të largohet drejt Interit në Itali. Dhe Eriksen shihet pikërisht si zëvendësues ideal i Modriçit.

I dhjeti në listë është portugezi Cristiano Ronaldo, i cili u largua verës nga Real Madridi. Nëse Juventusi dështon të fitojë Ligën e Kampionëve, Zidane ndoshta edhe mund ta bindë të rikthehet në Bernabeu. /Reporteri.net/.