×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë 4 kandidatët për çmimin ‘Trajneri i Vitit’ në Premierligë

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 20:54

    Ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundim të ligës më të fortë në botë dhe tani janë shpallur 4 kandidatët për çmimin trajneri i vitit në Premierligë.


    Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Mauricio Pochettino dhe Nuno Espirito Santo, janë nominuar për trajnerin e vitit në Premierligë, shkruan Reporteri.net

    Trajneri gjerman,Jurgen Klopp dhe spanjolli Pep Guardiola me skuadrat e tyre Liverpool dhe Manchester Cityn janë duke dhuruar një sezon emocionues në Premierligë, në garën për titull.

    Kur kanë mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të Premierligës, Manchester City kryeson me 95 pikë, një më shumë se Liverpool, që ka grumbulluar 94 pikë.

    Në garë për çmimin e trajnerit të vitit, janë edhe Mauricio Pochettino i Tottenham Hotspur dhe Nuno Espirito Santo, që ka pasur një sezon të paharruar me Wolves./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!