Manchester United thuhet se po përgatitet të zëvendësojë trajnerin e përkohshëm, Michael Carrick, me një emërim të përhershëm në verë.

Carrick e ka ndryshuar fatin e ekipit që kur mori drejtimin e ekipit nga Ruben Amorim, por klubi po shikon përtej rolit të tij si trajner kujdestar apo i përkohshëm.

Sipas mediumit The Sun, United kanë identifikuar pesë kandidatë të mundshëm: Oliver Glasner i Crystal Palace, Unai Emery i Aston Villa, Andoni Iraola i Bournemouth, ish-trajneri i Brighton dhe Marseille, Roberto De Zerbi, dhe trajneri aktual i Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

Reklamë

Glasner pritet të largohet nga Crystal Palace në fund të sezonit, ndërsa De Zerbi është aktualisht pa klub pas largimit të tij të fundit nga Marseille.

Tre emrat e tjerë do të kërkonin bindje të konsiderueshme për të lënë pozicionet e tyre aktuale, por një ofertë nga Djajtë e Kuq mund t’i bëjë të gjithë të mendojnë.

Seria e fortë e Unitedit nën drejtimin e Carrick i ka ngritur ata në katër vendet e para, por hierarkia është e përqendruar në sigurimin e një zgjidhjeje afatgjatë për të ndërtuar mbi progresin e fundit.

Ndryshe, në Ligën Premier kanë mbetur edhe nëntë xhiro për tu luajtur dhe United ka 51 pikë në pozitën e tretë, po aq sa Aston Villa e katërta dhe tri pikë më shumë se Chelsea dhe Liverpooli që zënë pozitat pesë dhe gjashtë. /Telegrafi/