×
  • Sport
  • Sport

    Këto skuadra nuk arritën t’i shënojnë golë Danimarkës për 12 muaj por Kosova i shënoi dy

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 23:09

    Kosova barazoi sot me Danimarkën 2-2 në një ndeshje të cilën Kosova ishte vetëm 4 minuta larg fitores.

    Danimarka është njëra ndër 10 skuadrat më të mira në botë dhe gjatë vitit të kaluar plotë 7 skuadra nuk kishin arritur as golë ti shënonin asaj, shkruan Reporteri.net

    Skuadra si; Kili, Suedia, Meksika, Uellsi, Irlanda, Austria apo edhe Kampionët e Botës, Franca nuk kishin arritur ta tundnin rrjetën e Danimarkës.

    Por, Kosova i shënoi atyre 2 gola brenda 70 minutave duke treguar edhe njëherë se është njëra ndër skuadrat me potencialin më të madh në botë.

    Kosova të hënën (25 mars) zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020” kundër Bullgarisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!