×
  • Sport
  • Sport

    Khabib një besimtar i devotshëm, refuzon të kthehet në ‘kafaz’ gjatë Ramazanit

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 18:22

    Khabib Nurmagomedov do ta mbrojë titullin e peshave të lehta të UFC-së kundër kampionit të përkohshëm Dustin Poirier në shtator.


    Poirier, 30 vjeç, mundi Max Holloway në UFC 236. Ai mori rripin e lehtë të UFC-së përkohësisht pasi mposhti Hollowayn pas pesë raundeve.

    Ai tani do të bashkojë titujt dhe do të luftojë kundër Khabib Nurmagomedov.

    Presidenti i UFC-së, Dana White konfirmoi se Nurmagomedov do të kthehet në tetëkëndëshin e famshëm në shtator.

    ”Khabib do të kthehet në shtator”, tha ai. “Është një nga gjërat që ka vendosur vet, ai është në pezullim dhe pastaj nuk lufton gjatë Ramazanit. Kjo bën që ndeshja të zhvillohet në shtator”.

    Raportet e fundit tregojnë se meçi do të zhvillohet në Abu Dhabi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!