×
  • Sport
  • Sport

    “King” James rikthen Lakers tek fitorja

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 8:35

    Los Angeles Lakers kanë mposhtur mbrëmë Chicago Bulls me rezultat 123 – 107.

    Lakers nisëm takimin në mënyrën më të keqe të mundshme duke qenë në disavantazh 34 : 16 në çerekun e parë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 60 – 55 në të mirë të “Bulls”.

    Pjesa e dytë foli tërësisht në të mirë të Lakers të cilëve iu priu Lebron James i cili ishte më i miri në ndeshje duke shënuar një double-double me plot 36 pikë, 4 asiste dhe 10 kërcime.

    James u pasua nga Caldwell-Pope i cili regjistroi plot 24 pikë dhe nga Kyle Kuzma i cili pati 21 pikë, 4 asiste e 5 kërcime.

    Mbëmë u zhvilluan edhe disa takime të tjera ku u arritën këto rezultate:

    Indiana Pacers  103 – 98  New York Knicks

    Philadelphia 76ers  106 – 99  Cleveland Cavaliers

    Dallas Mavericks  105 – 112  San Antonio Spurs

    Neë Orleans Pelicians  113 – 130  Milwaukee Bucks

    Denver Nuggets  133 – 107  Minnesota Timberwolves

    Los Angeles Clippers  104 – 125  Portland Trail Blazers
    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!