×
  • Sport
  • Sport

    Klopp në luftë me tifozët e Liverpoolit, arsyeja – Xherdan Shaqiri

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 23:35

    Liverpooli mposhti Porton me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por jo të gjithë janë të lumtur me këtë fitore.


    Tifozët e pranishëm në ‘Anfield’ janë shprehur tejet të zhgënjyer me vendimet e Jurgen Klopp, që siç pretendojnë ata, ka probleme personale me Xherdan Shaqirin.

    Shaqiri për herë të fundit me fanellën e Liverpoolit është paraqitur kundër Manchester Unitedit[0-0] më 24 shkurt të këtij viti, me yllin shqiptar që në atë takim ishte inkuadruar vetëm në minutën e 83-t, raporton Periskopi.

    Në çdo ndeshje vazhdimisht bëhet thirrje për inkuadrimin e tij nga tifozët, pasi ka lënë gjurmë pozitive në zemrat e tyre, sidomos ajo ndeshje me Manchester United. Shaqa ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asistime, ani pse ka luajtur si zëvëndësues shumicën e takimeve.

    Edhe sonte ndaj Portos ka vazhduar episodi njëjtë, tifozët e kërkonin në lojë, por Klopp vazhdonte me vendimet e veta, që po kritikohen mjaft shumë kohëve të fundit.

    Teksa tifozët bënin thirrje për inkuadrimin e 27-vjeçarit, Klopp vendosi të fuste në lojë Origin e Wiljandum. Edhe më irrituese për mbështetësit e ‘Të Kuqëve’ mbetet fakti që Mohamed Salah[pas një përformance të dobët sonte] ishte ende në fushë e nuk zëvëndësohej nga Shaqiri.

    Xherdan Shaqiri tek në minutat e fundit të ndeshjes u përgatit të futej në fushë, por gjyqtari vendosi ta përfundonte ndeshjen dhe futbollisti nga Zhegra mbeti në një pozitë të palakmueshme.

    Nga ky moment kuptohen problemet personale që ka Jurgen Klopp me mesfushori zvicerian, i cili nuk luan që nga shkurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!