Liverpooli nuk arriti të fitoi titullin as pas 289 vjetësh, pasi Manchester City e mbrojti atë.
Pas dështimit ka folur trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp i cili ka uruar kundërshtarët për titullin dhe ai ka premtuar se asnjë futbollist i mirë nuk do të largohet nga skuadra.
“Urime Manchester City. U munduam ta bënim sa më të vështirë të ishte e mundur për ta. Jam shumë krenar për djemtë e mi.
Është e pabesueshme se çfarë kanë bërë këta djem gjatë këtij sezoni. Kemi punuar shumë, po ashtu edhe City. Qëllimi ynë gjatë kësaj jave ishte të kapnim 97 pikë.
Sot nuk është një ditë e mirë, por kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme pas tre javëve”.
“Skuadra ka bërë hapa gjigantë këtë sezon. Është një sezon i veçantë, më i mirë se ai që kam bërë me Borussia Dortmund që u shpalla kampion. Megjithatë kishte një skuadër më të mirë se ne. Ky është vetëm hapi i parë. Gjithmonë pas një viti të mirë kemi humbur lojtarët kyçë të skuadrës, por këtë herë nuk do të ndodhë kështu”, ka deklaruar Klopp.
City u shpall kampion me 98 pikë, kurse Liverpooli përfundoi sezonin me 97 pikë.